Barça kalon Realin në krye të renditjes, Messi kap Cristianon me 30 gola

08/03/2015 00:00

Barcelona ka mundur me rezultatin e thellë 6-1 Rayo Vallecanon dhe ka kaluar Realin e Madridit në krye të klasifikimit të kampionatit spanjoll, duke kryesuar tashmë me 62 pikë, ndërkohë që madrilenët, pas humbjes ndaj Athletic Bilbaos, e shohin veten në vendin e dytë me 61 pikë.

Në takimin e zhvilluar në mesditën e së dielës, për katalanasit shënuan Gerard Pique, dy herë Luis Suarez dhe tre herë Leo Messi.

Me tregolëshin e tij, argjentinasi arrin Cristiano Ronaldon në krye të renditjes së golashënuesve me 30 gola.

Top Channel