Adriano, festë me 18 prostituta në Rio

05/03/2015 00:00

Në pritje të ndonjë oferte për t’u kthyer në futbollin profesionist, Adriano Leite Ribeiro kalon kohën me festa dhe herë pas here e tepron. Sipas faqes braziliane ‘Extra’, ish-lojtari i Interit dhe një nga talentet më premtues të futbollit brazilian ka prenotuar të premten e kaluar një motel të tërë në jug të Rios për të festuar me 18 prostituta.

Në të gdhirë të ditës së shtunë ka paguar faturën: 30 mijë euro (1200 për secilën nga vajzat).

Në këtë mënyrë, Adriano vazhdon të jetë protagonist në media për bëmat jashtë fushës, pasi nga Adriano futbollist i kemi humbur gjurmët që nga prilli i vitit 2014, kur luajti ndeshjen e tij të fundit me fanelën e Atletico Paranaense.

Top Channel