Flamurtari, krerët e klubit i drejtohen prokurorisë

05/03/2015 00:00

Klubi Flamurtari pritet të përballet sërish me drejtësinë, këtë herë për sfidën e së mërkurës me Partizanin.

Pas akuzave të presidentit Sinani, bordi drejtues i klubit vlonjat i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimet mbi atë humbje të dyshimtë, sipas tyre.

Në një komunikatë për shtyp thuhet se, klubi do të vërë në dispozicion të prokurorisë pamjet filmike dhe analizën teknike të ndeshjes.

Përveç strukturave të drejtësisë, drejtuesit e flamurtarit kanë kërkuar zbardhjen e kësaj çështjeje edhe nga Komisioni i Etikës në FSHF.

Në fund, drejtuesit e klubit vlonjat sigurojnë tifozët se do të largojnë përfundimisht nga futbolli cilindo që ka qenë pjesë e këtyre aferave.

Në fund të muajit janar, Prokuroria e Vlorës nisi procedimin kryesisht për minutat e fundit të sfidës Flamurtari-Teuta, ku u vërejt lëshimi i lojës nga futbollistët durrsakë për t’u dhënë mundësinë vlonjatëve të fitonin ndeshjen.

Top Channel