Elbasan, aksident rrugor, plagosen dy persona

03/02/2015 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e të martës në Xibrakë, të Elbasanit.

Ngjarja ndodhi kur dy makina, një me targa shqiptare dhe një me targa maqedonase u përplasën mes tyre. Të lënduarit u dërguan me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku edhe po marrin ndihmën e parë. Një prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, shkak për aksidentin është bërë shkelja e normave të qarkullimit rrugor, ndërkohë po këqyret vendi i ngjarjes, për të zbardhur rrethanat.

Top Channel