Hamilton-Mercedes, “ngec” rinovimi. Piloti kërkon 70 mln euro në vit

02/03/2015 00:00

70 milionë euro në vit, për 3 sezonet e ardhshme. Kjo është kërkesa e llahtarshme e Lewis Hamilton për të rinovuar kontratën aktuale me Mercedesin, e cila skadon në fund të sezonit 2015, që pritet të nisë nga fundi i këtij muaji.

Kampioni i botës në fuqi i Formula 1 ka ngritur së tepërmi kërkesën e tij, të paktën sipas shifrave të publikuara nga e përditshmja angleze “The Times”. Shifra marramendëse, mjafton të mendosh se bëhet fjalë për 1,4 milionë euro në javë. Për momentin skudëria me seli në Shtutgart ka marrë kohën e nevojshme për reflektim, teksa vazhdon të jetë në tratativa.

“Problemi” i rinovimit doli në pah vitin e kaluar, menjëherë pas fitores së Botërorit në garën e Abu Dhabit. Mercedesi kërkonte ta mbyllte sa më shpejt këtë çështje, por gjatë përpjekjeve të këtij dimri nuk ka arritur të gjejë një akord.

Tashmë çështja ka marrë një tjetër kthesë, e vështirë që Lewis të firmosë përpara fillimit të Çmimit të Madh të Melbourne. E megjithatë, kreu i skuderisë Toto Ëolff ka dashur të qetësojë situatën: “Duam të arrijmë sa më shpejt një akord, por pa dhënë ultimatume. Sepse afatet e kufizimit krijojnë tension. Hamilton, të jeni të bindur se dëshiron të qëndrojë me ne”.

Por, piloti britanik duket se “qëndron nëse mbulohet në ar”. Vështirë të ndodhë, për më tepër që vendet e skuderive kryesore që luftojnë për titullin janë të zëna.

Top Channel