F1, Vettel: Objektivi i Ferrarit? Vendi i tretë dhe i katërt

02/03/2015 00:00

Pak herë testimet parasezonale të Formulës 1 i kanë qartësuar kaq mirë gjërat në prag të garës së parë sezonale. E pranojnë të gjithë specialistët, por mbi të gjitha e pranojnë ata që garojnë: pilotët.

Ja fjalët e Sebastian Vettel, pilotit të ri të Ferrarit: “Mercedesi është i avantazhuar, duket qartë. Madje, ka një avantazh të madh. Më pas vijnë Williams, Red Bull dhe ne.”

Katër herë kampioni i Formulës 1 shprehet se objektivi i Ferrarit është që t’i afrohet sa më shumë skuderisë kampione në fuqi.

“Brenda dy javësh do të marrim vesh diçka më shumë, por duket që tani se kush do të jenë dy pilotët e parë (Hamilton dhe Rosberg). Objektivi ynë është të zëmë dy vendet pas tyre”, theksoi Sebastian Vettel.

Top Channel