Seria A, Napoli mundet nga Torino
02/03/2015 00:00
Rast i humbur për Napolin për të kapur Romën e vendit të dytë në ndeshjen e parafundit të javës së 25 të Serisë A.
Në “Olimpico”, skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez ka humbur 1-0 ndaj Torinos, ekip që pas fitores në Bilbao në Europa League, arrin një tjetër sukses të rëndësishëm në kampionat.
Pas një pjese të parë të dominuar nga vendasit, golin e fitores e shënon Glick. Në minutën e 68, kapiteni i Torinos shfrytëzon një goditje nga këndi për të shënuar me kokë golin e vetëm të ndeshjes.
Top Channel