Reali humb dy pikë në Bernabeu, barazim 1-1 me Villarreal

02/03/2015 00:00

Real Madrid la dy pikë ndaj Villarrealit në Santiago Bernabeu mbrëmjen e së dielës. “Los Blancos” nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj “Nëndetëses së Verdhë” në një ndeshje që e nisën pa grintë dhe e përfunduan në sulm, por pa arritur të shënojnë golin e dytë dhe të fitores.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti kaloi në avantazh pas një 11-metërshi të fituar dhe të realizuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 52, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 64, kur Gerard shënoi nga jashtë zone në portën e Iker Casillas.

Në momentin që Reali u hodh në sulm, Villarreali pati edhe dy mundësi shumë të mira për të shënuar të dytin, por Vietto i shpërdoroi.|

Me këtë rezultat, Reali tashmë e sheh të reduktuar në vetëm 2 pikë avantazhin ndaj Barcelonës së vendit të dytë.

Top Channel