Barcelona, 1 pikë larg Real-it; mund 3-1 Granada-n

28/02/2015 00:00

Barcelona mundi 3-1 Granada-n duke e çuar në 1 pikë diferencën me Real-in e vendit të parë, që do të luajë të dielën me Villarreal.

Katalanasit kaluan në avantazh me Rakitiç në pjesën e parë, ndërkohë që dyfishuan në të dytën me Suarez, nismëtari i 3 golave të Barçës.

Fran Rico shënoi me 11-metërsh për Granadën, por në minutën e ‘70 Lionel Messi vulosi fitoren e 19 të Barcelona-s në këtë sezon.

Top Channel