Tenis, Federer-Djokovic, finalja e Dubait

27/02/2015 00:00

Roger Federer dhe Novak Djokovic do të përballen në finalen e turneut të Dubait. Tenisti zviceran mundi në gjysmëfinale kroatin Borna Coric në dy sete (6-2 dhe 6-1), ndërsa ai serb mposhti çekun Tomas Berdych në tre sete (6-0, 5-7 dhe 6-4).

Federer arrin kështu finalen e tij të dhjetë në Dubai dhe të shtunën do të përpiqet të fitojë trofeun e shtatë në këtë turne dhe të 84-tin në karrierë.

Ndërkohë, Djokovic ka triumfuar 4 herë në Dubai.

Finalja Federer-Djokovic do të luhet të shtunën në orën 09:00 dhe mund ta ndiqni drejtpërdrejt në paketën Supersport të platformës Digitalb.

Top Channel