Mat, aksidentohet për vdekje 4-vjeçarja

27/02/2015 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur të premten në rrugën
nacionale Klos- Burrel, ku një makinë përplasi për vdekje një vajzë
4-vjeçare.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një shkolle 9-vjeçare në Klos, kur një mjet tip Golf ka perplasur vajzën e vogël me iniciale A.D, e cila po kthehej nga kopshti. Goditja ka qene fatale per 4-vjeçaren e cila eshte transportuar fillimisht për në spitalin e Klosit,e më pas në Burrel. Por për shkak të plagëve të marra vogëlushja humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

Policia e Matit ka arrestuar drejtuesin e automjetit, i cili shkaktoi aksidentin per te sqaruar rrethanat e aksidentit.

Top Channel