F1, Alonso: Jam shumë mirë!

27/02/2015 00:00

Fernando Alonso falenderoi të gjithë ata që i treguan mbështetje pas aksidentit të rëndë që pësoi në Montmelo. Piloti spanjoll i McLaren-it postoi një video ku tregon se gjendja e tij shëndetësore është perfekte.

“Përshëndetje të gjithëve! Siç e shikoni jam shumë mirë. Do të më pëlqente të isha në testime këtë fundjavë, por mjekët më kanë rekomanduar që të pushoj disa ditë. Dua t’ju falenderoj për të gjitha mesazhet që më keni dërguar. Shumë shpejt do të shihemi në pistë. Shumë faleminderit nga zemra!”

Fernando Alonso pësoi një aksident të rëndë ditën e dielë në Montmelo, në Circuit de Catalunya. Piloti spanjoll i McLaren-it u përplas fort me murin në kthesën 4 të pistës dhe u dërgua në spital. Ish-ferraristi u përplas me bordurat anësore të pistës, jo prej shpejtësisë, as prej ndonjë defekti, por me shumë gjasa prej humbjes së përqendrimit, apo më keq akoma, mund të ketë humbur ndjenjat para se të përplasej.

Alonso u nxorr prej makinës 10 minuta pas përplasjes. Në njoftimin që pasoi McLaren qetësoi fansat se ai ishte shëndoshë e mirë. Këtë deklaratë të skuderisë britanike e konfirmuan edhe analizat e mëvonshme, ku nuk i gjet asnjë shqetësim.

Top Channel