“Parma po fundoset si Titaniku”

27/02/2015 00:00

Menaxheri i përgjithshëm i Parmës, Sandro Melli e ka krahasuar pozicionin e mjerë financiarë të klubit me fundosjen e Titanikut.

Klubi emilian ndodhet aktualisht në vendin e fundit në Serinë A, me vetëm 10 pikë në 23 ndeshje, ndërsa ndeshja e fundit e tyre në shtëpi me Udinezen u shty për shkak të vështirësive financiare.  

Vitin e kaluar, skuadra nga Ennio Tardini nuk është licencuar nga UEFA, kjo do të thotë se ata nuk ishin në gjendje për të konkurruar në Europa League edhe pse siguruan një vend në përfundim të sezonit të kaluar në Serinë A. Klubi nuk ishte në gjendje për të paguar lojtarët dhe u dënua duke iu zbritur një pikë në kampionat.

“Une kam kuptuar se ne ishin si Titaniku. Në kuvertë qëndron e gjithë klasa e parë, e bukur, me shkëlqim, me njerëz që vallëzojnë, si presidenti Tommaso Girardi dhe Pietro Leonardi. Por nuk ka nivel të dytë dhe të tretë. Unë mendova që do të fundoseshim që me pengesën e parë që na goditi. Ajsbergu ishte licenca e UEFA-s. A ju kujtohet se çfarë ndodhi me Titanikun? Ata që ishin në klasin e parë u ndihmuan, ndërsa të tjerët u lanë të vdisnin”, ka thënë Sandro Melli.

Ai ka vazhduar duke thënë: Dhe natyrisht që kapiteni, një me mjekër, mbytet bashkë me anijen e tij. Kush është kapiteni këtu? Donadoni natyrisht.

Top Channel