Ndërpritet kampionati grek, shkak dhuna në stadiume

25/02/2015 00:00

Qeveria greke ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të kampionatit të futbollit dhe shkak për këtë vendim drastik janë bërë rastet e përsëritura të dhunës në stadiume.

Vendimi argumentohet me pamundësinë për të garantuar kushtet e sigurisë për të vazhduar me ndeshjet e kampionatit.

Fundjavën që kaloi në derbin mes Panathinaikosit dhe Olimpiakosit tifozët hynë në fushë duke goditur futbollistët, punonjësit e stadiumit dhe forcat e rendit me fishekzjarre e sende të tjera të forta.

Sikur të mos mjaftonte kjo, trazirat vazhduan edhe pas përfundimit të takimit në rrugët e Athinës ku u raportuan një sërë incidentesh e përleshjes mes tifozëve të Panathinaikosit dhe Olimpiakosit.

Në shtator të vitit të kaluar qeveria vendosi pezullimin e kategorisë së dytë për shkak të problemeve ekonomike që po kalonte vendi.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel