Messi: Do të jetë ndeshje e vështirë dhe e bukur

24/02/2015 00:00

‘Mundo Leo’ publikoi ditën e sotme një tjetër kapitull të intervistës që Lionel Messi ka dhënë para disa ditësh. Në këtë intervistë, ylli i Barcelonës flet edhe për supersfidën me Manchester City.

“Do të jetë shumë e vështirë, është një skuadër me lojtarë të mëdhenj. Objektivi është të kalojmë, por ata po shpenzojnë shumë para’ për të sjellë futbollistë të jashtëzakonshëm. Do të jetë ndeshje e barabartë dhe e bukur”, thotë Messi.

Në përballjen e sezonit të kaluar në Angli, Messi ishte përcaktues. Një vrapim i tij u ndalua me faull nga Demichelis dhe arbitri akordoi 11-metërsh (edhe pse faulli ishte jashtë zone), ndërsa mbrojtësi i City-t u ndëshkua me karton të kuq.

Top Channel