Bayern Munchen, Thiago dhe Lahm nisin stërvitjen me topin

24/02/2015 00:00

Mesfushori Thiago Alcantara ka nisur stërvitjen me top pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në 14 tetorin e vitit të kaluar.

Spanjolli i Bayern Munchen këputi ligamentin e gjurit të djathtë vetëm pak javë pasi ishte rekuperuar nga i njëjti dëmtim që e la pa Botëror.

Në total, ish-lojtari i Barcelonës ka rreth 1 vit që nuk luan me klubin bavarez dhe trajneri Pep Guardiola ka thënë që Thiago do të nisë stërvitjen bashkë me shokët e skuadrës për 3-4 javë.

Gjithashtu, edhe Philipp Lahm ka nisur stërvitjen me topin. Kapiteni i Bayern Munchen u dëmtua para 3 muajsh.

Top Channel