Botërori i Katarit luhet në nëntor-dhjetor

24/02/2015 00:00

Një komision i posaçëm i ngritur nga FIFA për të sugjeruar periudhën në të cilën do të luhet kampionati botëror 2022 i Katarit rekomandoi periudhën nëntor-dhjetor.

Zyrtarët e institucionit më të lartë botëror të futbollit u takuan në Doha për të diskutuar disa çështje nga organizimi i këtij kampionati, ku më kryesorja ishte periudha në të cilën do luhej.

Në verë temperaturat në Katar shënojnë mbi 40 gradë celcius, ndërsa në nëntor e dhjetor termometri bie në 25 gradë.

Kreu i këtij komisioni, Sheikh Salman bin Ebrahim al-Khalifa sugjeroi gjithashtu që kampionati të jetë më i shkurtër në kohë. Megjithatë ka zëra që thonë se kampionati mund të nisë më 26 nëntor dhe të përfundojë më 23 dhjetor, çka nënkupton ngjeshje të takimeve, pasi FIFA ka këmbëngulur se nuk do të heqë dorë nga formula aktuale me 32 skuadra dhe 64 takime.

Propozimet e këtij komisioni të posaçëm pritet të miratohen nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s që do të mblidhet në Zyrih më 19 dhe 20 mars.

Top Channel