Kukësi merr një pikë dhe kryesimin në Korçë

23/02/2015 00:00

Kukësi ka marrë në sekondat e fundit një pikë në Korçë përballë Skënderbeut vendas dhe ngjitet i vetëm në krye të tabelës së klasifikimit me 48 pikë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Shtatë minuta nga nisja e pjesës së dytë, Abazi gjeti rrugën e rrjetës dhe kaloi vendasit në avantazh.

Ky avantazh qendroi në fuqi deri në minutën e 90 kur miqtë fitojnë një 11-metërsh që shndërrohet në gol nga Zeqiri.

Kjo ishte ndeshja mbyllëse e javës së 23 të Kategorisë Superiore, që tashmë kryesohet nga Kukësi me 48 pikë, ndjekur nga Tirana me 47, Skënderbeu 45 dhe Partizani 44.

Java e 24 rezervon sfidën më të nxehtë të kampionatit shqiptar, atë mes Tiranës dhe Partizanit që do të luhet të premten.

Top Channel