Laprakë, përplaset furgoni me një trajler, dy të plagosur
22/02/2015 00:00
Një aksident automobilistik me dy të plagosur është shënuar mëngjesin e së dielës në zonën e Laprakës, në Tiranë, pas përplasjes së një furgoni me një trajler.
Nga sa është bërë e ditur, në aksidentin e ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të furgonit kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një pasagjer i këtij mjeti.
Policia ka mundur të shkojë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje, e cila për fat të mirë nuk ka rezultuar fatale.
Top Channel