Dortmundi largon ‘makthin’ e rënies nga kategoria para Juventusit

20/02/2015 00:00

Makthi i rënies nga kategoria duket se tashmë ka përfunduar për Dortmundin, pasi verdhezinjtë arritën fitoren e tretë radhazi në kampionat duke mposhtur 2-3 Shtutgardin.

Aubameyang, Guendogan dhe Reus ishin autorët e golave që i dhanë tre pikë ekipit të Jurgen Klopp, i cili tashmë është larguar ndjeshëm nga zona e ftohtë.

Megjithatë, ajo që duket shqetësuese para ndeshjes në Itali ndaj Juventusit është mbrojtja, e cila edhe në këtë ndeshje nuk u tregua në lartësinë e duhur duke i lejuar dy gola kundërshtarit, të shënuar nga Klein, me 11-metërsh dhe Niedermaier, në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Megjithatë, pas tre fitoreve radhazi Dortmundi shkon me një moral të ngritur në Torino, për të treguar vlerat e vërteta, të cilat deri tani nuk ishin shfaqur në Bundesligë.

Top Channel