Kthesa e vdekjes në Mullet

20/02/2015 00:00

Eshtë padyshim një nga segmentet me vrasëse në rrugët e Shqipërisë një
kthesë e fortë në Mullet të Tiranës, e cila bën lidhjen e rrugës së
vjetër me autostradën, ku një natë më parë u shënua aksidenti i radhes me
viktima.

Mbrëmjen e të enjtes, pikërisht në këtë segment humbi jetën 29-vjeçarja Fleura Kola, vajza e ish-ambasadorit tonë në Itali dhe u plagos gazetari Çim Peka.

Nisur nga aksidentet e shpeshta te ndodhur ne kete pjese te rruges dhe nje mungese te theksuar te sinjalistikes ne rruge, ky vend eshte kthyer ne makthin e drejtuesve te mjeteve te cilet nuk dine permendesh se kur rruga pritet. Kjo ka shume arsye.

Tabelat qe paralajmerojne kthesen ne dalje te autostrades Elbasan-Tirane, ne fshatin Mullet, jane vendosur keq, duke sinjalizuar drejtuesit e mjeteve vetem pasi jane future ne kthese. Moszhvendosja e ketyre tabelave ka shkatuar dhejtra aksidente ne kete pike, e kthyer tashme ne gjuhen e eksperteve si ‘njolla me e zeze’ e rrugeve ne vend. Mbi te nuk eshte vene dore, duke e lene per muaj me radhe ne te njejten situate dhe ende nuk dihet se kur do te nderhyhet.

Edhe pas nje morie te aksidenteve dhe jeteve te humbur, as nje dite pas aksidentit te fundit nuk ka asnje polic ne kete rruge makthi, dhe permbi te gjithe ndonje ekspert rrugor per te bere ndryshimin dhe per te rregulluar diçka ne disiplinimin e segmetit. Sinjalistika ka problem te renda dhe zhvendosja e tabelave per disa metra me tutje dhe sinjalizimi ne kohe i drejtuesve te mjeteve per fundin e autostrades dhe pranine e nje kthese te forte do t’i jepte mundesine shofereve te hynin ne kthese me nje shpejtesi me te ulet.

Edhe tabela qe lajmeron se ne fund te ketij segmenti lejohet te ecesh vetem me 40 kilometra ne ore eshte brenda trajektores se ktheses duke e bere te pamundur manovrimin ne kohe. Ne fakt segmenti rrugor ishte parashikuar te mos e kishte ne projekt kete kthese, perveçse si nje rruge dalese nga autostrada. Por derisa autostrada te perfundoje, te gjithe duhet te ecin me instikt, se kur vjen kthesa ne fund te autostrades. Dhe ky është një paralajmerim i vazhdueshem.

Top Channel