Bayerni “tremb” Paderbornin, Klopp: Do isha idiot të mendoja për Juven

20/02/2015 00:00

Bayern Munchen do të mundohet të lërë pas kujtimin jo dhe aq të mirë nga barazimi me Shakhtar Donetsk, në mesjavë për Champions League, për t’u rikthyer te fitorja ndaj Paderbornit në Bundesliga, ditën e shtunë.

Kampionët e Gjermanisë u shfaqën të zhgënjyer që nuk mundën të shkonin më shumë sesa barazimi pa gola ndaj ukrainasve, por ekipi i Pep Guardiolës do të synojë kthesën këtë fundjavë, teksa edhe drejtori sportiv Matthias Sammer ka thënë se performanca kundër Shakhtar nuk reflekton “Bayernin e vërtetë”.

“Kushdo mund të thotë kuptojë se kemi ende vend për përmirësim, përpara se të arrijmë kulmin e formës, ndaj dhe ky është mesazhi i ditëve në vijim për ekipin – tha ai. – Duhet të shtojmë një marsh më shumë”.

Bayerni gjendet aktualisht në krye të renditjes me 8 pikë larg ndjekësve më të afërt, ndërkohë që e ka mposhtur 4-0 Paderbornin në Mynih, shtatorin e vitit të kaluar. Paderborni vjen nga një fitore jetike ndaj Hannoverit, javën e kaluar, teksa objektivi i tyre është të shmangin një rikthim të menjëhershëm në kategorinë e dytë gjermane.

Trajneri i tyre, Andre Breitenreiter, refuzoi të pranonte thashethemet se Bayerni nuk është në formën e tij më të mirë, duke iu referuar më së paku rezultatit të fundit të bavarezëve në Bundesliga. “Pas fitores 8-0 ndaj Hamburgut, jam thjesht në pritje se ç’mund të na presë neve”, tha ai gjatë së enjtes.

* Pasi humbi 2-0 ndaj Real Madridit në Champions gjatë mesjavës, Schalke do të presë tashmë Ëerder Bremenin. Edhe në Bundesligë, ekipi i Di Matteos vjen nga humbje 1-0 ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa Ëerder është ekipi më në formë i momentit në Gjermani, pas fitores së pestë radhazi ndaj Augsburgut, javën e kaluar.

Të dielën, Hamburgu do të përballet me një rival të vështirë, M’gladbachun e vendit të tretë, teksa kapiteni i klubit, Rafael van der Vaart pranon se nuk i pëlqen fakti që është sërish pjesë e një klubi që pretendon të mbijetojë. Edhe Hertha Berlin, e dyta nga fundi, do të përballet me Ëolfsburgun, duele këto të fundit të tabelës me vendet e kreut.

Ndërsa sa i përket Borussia Dortmund, trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar prej të tijve më shumë përqendrim te ndeshja ndaj Stuttgartit, një rival për mbijetesë, këtë të premte, sesa të mendojnë për ndeshjen e së martës në Champions, kundër Juventusit në Itali.

“E dini se çfarë lloj idioti do të isha unë, nëse do të lija dikë pushim në mënyrë që të luante ndaj Juventusit?”, ishte një pyetje e Klopp ndaj reporterëve. “Jo, do ta kem të gjithë ekipin në dispozicion për ndeshjen ndaj Stuttgartit, ku do të zbres ekipin më të mirë të mundshëm, pa menduar për sfidën ndaj Juves”.

Top Channel