F1, testimet në Barcelonë, Maldonado i pari

20/02/2015 00:00

Është Pastor Maldonado më i shpejti i ditës së parë të testimeve të Formulës 1 në Barcelonë, në pistën e Montmelosë. Venezueliani i Lotusit mbylli ditën me kohën 1’25”011, xhiro e regjistruar me goma të buta.

Në vend të dytë renditet Kimi Raikkonen me Ferrari (+ 0″156). Kokëkuqja duket se ka ndryshuar për mirë në krahasim me sezonin e shkuar, por vetëm nisja e sezonit të ri do e tregojë gjendjen e vërtetë të skuderisë italiane.

Mirë edhe Red Bulli me pilotin Daniel Ricciardo, i treti me + 0″536.

E veçanta e këtyre testimeve ishte Susie Wolff (Williams), e vetmja femër në Formulën 1. Ajo zhvilloi shumë xhiro (86) duke shënuar kohën e dhjetë më të shpejtë (1:28.906). Gjithashtu, ajo pati një aksident me Felipe Nasr që detyroi komisarët të ndërprisnin për disa minuta testimet. I kujt ishte faji? Varet se kë pyesni…

Rezultatet e ditës së parë të testimeve në Barcelonë:

1. P. Maldonado (Lotus) 1:25.011 (69)
2. K. Raikkonen (Ferrari) 1:25.167 (74)
3. D. Ricciardo (Red Bull) 1:25.547 (59)
4. S. Pérez (Force India) 1:26.636 (34)
5. Felipe Nasr (Sauber) 1:27.307 (79)
6. Verstappen (T. Rosso) 1:27.900 (94)
7. J. Button (McLaren) 1:28.182 (21)
8. Wehrlein (Force India) 1:28.329 (32)
9. P. Wehrlein (Mercedes) 1:28.469 (48)
10. Susie Wolff (Williams) 1:28.906 (86)
11. Hamilton (Mercedes) 1:30.429 (11)

Top Channel