“Rekuperimi i Thiagos po ecën sipas parashikimeve”

19/02/2015 00:00

Rekuperimi i mesfushorit Thiago Alcantara po vijon sipas parashikimeve dhe rikthimi i tij në fushë për Bayern Munchen pas një dëmtimi të gjatë po afrohet. Këtë gjë e ka bërë të ditur Matthias Sammer, drejtori sportiv i klubit gjerman.

“Rekuperimi po ecën sipas parashikimeve. Nuk dua të jap datë të saktë për rikthimin e tij, por e sigurtë është që nuk do të luajë para muajit mars”, tha Sammer.

Thiago ka 11 muaj që nuk luan për bavarezët pasi këputi ligamentin e gjurit dhe pati disa dëmtime të tjera që nuk e lejuan të ishte pjesë e Botërorit në Brazil. Ndeshja e tij e fundit ka qenë më 29 mars 2014.

Që nga transferimi i tij nga Barcelona te Bayern si një kërkesë e trajnerit Pep Guardiola, Thiago ka luajtur vetëm 16 ndeshje në Bundesligë dhe 2 në Kupën e Gjermanisë me klubin bavarez.

Top Channel