Tifozët e Chelsea: Jemi racistë dhe kështu na pëlqen

18/02/2015 00:00

Incidenti i autobusit teksa hynte në stadiumin e PSG-së për takimin e vlefshëm për fazën e 1/8 të Ligës së Kampioneve nuk ishte i vetmi që shoqëroi Chelsea-n në Francë.

Një video që po qarkullon në internet (KLIKO KËTU) tregon një grup tifozës të skuadrës londineze, që nuk lejojnë një person me ngjyrë të hipë në tren.

“Jemi racistë! Jemi racistë dhe kështu na pëlqen”, këndonin tifozët e “The Blues”.

Kjo ngjarje e pakëndshme ka ndodhur para zhvillimit të takimit, që përfundoi me rezultatin 1-1. Për momentin, skuadra e Chelsea-t nuk ka komentuar ende videon.

Top Channel