Ancelotti: Cristiano është mirë, i mungon vetëm goli

17/02/2015 00:00

Carlo Ancelotti deklaroi në konferencën e shtypit para ndeshjes Schalke 04-Real Madrid (e mërkurë, ora 20:45) se Cristiano Ronaldo nuk ka asnjë problem përveç faktit që mungon goli.

“Ndeshja ndaj Deportivos ishte shumë e mirë dhe ai tregoi intensitet në lojë. Po përmirësohet. I mungon goli, por mund të shënojë që në ndeshjen ndaj Schalkes”, tha trajneri italian i Realit.

Ancelotti bëri të ditur gjithashtu se Pepe do të luajë titullar ndaj skuadrës gjermane, ndërsa në mesfushë nënvizoi se do të luajë Illarramendi ose Lucas Silva në krah të Krossit dhe Iscos.

“Jemi kampionët e Europës dhe do të bëjmë maksimumin për të qenë sërish. Historia tregon se është shumë e vështirë të përsërisësh triumfin në Champions, por ne do të përpiqemi”, shtoi Ancelotti.

Top Channel