“Mourinho dhe Blanc janë shumë të shëmtuar”

17/02/2015 00:00

Në prag të ndeshjes së madhe PSG-Chelsea, David Luiz tregoi sensin e tij të humorit në konferencën për shtyp kur u pyet për trajnerët Laurent Blanc dhe Jose Mourinho.

“Mourinho dhe Blanc kanë një gjë të përbashkët: janë të dy shumë të shëmtuar”, tha David Luiz duke qeshur.

Mbrojtësi brazilian i PSG-së ka luajtur për Chelsean nga viti 2010 deri në vitin 2014 dhe që nga vera e kaluar mbron ngjyrat e skuadrës së kryeqytetit francez.

David Luiz është i njohur për batutat që lëshon nëpër konferenca shtypi për mediat nga e gjithë bota pasi është edhe njohës shumë i mirë i shumë gjuhëve.

Top Channel