Topi i Artë i heq urinë Cristiano Ronaldos

16/02/2015 00:00

Shifrat nuk gënjejnë. Gjatë procesit të votimit për Topin e Artë 2013, (në muajin nëntor deri në fund të vitit) Cristiano Ronaldo shënoi 13 gola dhe dha 3 pasime për gol në 9 ndeshje. Në fillim të vitit 2014, kur mori Topin e dytë të Artë, shënoi vetëm 7 gola dhe dha 4 pasime për gol në janar dhe shkurt.

Këtë vit ka ndodhur diçka e ngjashme. Nga 1 nëntori deri në 12 dhjetor, sulmuesi i Realit shënoi 12 gola dhe dha 8 pasime për gol në 10 ndeshje. Ndërsa që kur ka nisur viti 2015, portugezi ka shënuar vetëm 4 gola dhe ka dhënë 2 pasime për gol në 8 ndeshje.

Statistikat tregojnë se Cristiano Ronaldo shënon shumë pak gola menjëherë pasi merr Topin e Artë. Aktualisht, është e qartë se 30-vjeçari nuk po kalon momentin e tij më të mirë fizik dhe psikologjik, por tifozët presin që ai të shënojë që në ndeshjen ndaj Schalke 04.

Top Channel