All-Star Game, Westbrook udhëheq Perëndimin në suksesin ndaj Lindjes

16/02/2015 00:00

Është Russell Westbrook ylli që shkëlqeu më shumë në mbrëmjen e yjeve të NBA. Organizatori i Oklahoma City Thunder udhëhoqi Perëndimin në fitoren 163-158 ndaj Lindjes në All-Star Game, ndeshja e përvitshme e spektaklit e basketbollit amerikan që këtë herë u zhvillua në Nju Jork, në orët e para të së hënës me orën shqiptare.

Westbrook shënoi 41 pikë, vetëm 1 më pak se Wilt Chamberlain në vitin 1962, rekord i “ndeshjes së yjeve”. Falë kësaj performance, organizatori i Thunder fitoi edhe çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes (MVP).

Sporti spanjoll shkroi historinë në ndeshjen më të madhe të basketbollit amerikan pasi vëllezërit Pau dhe Marc Gasol u bënë të parët që nisën si titullarë një All-Star Game. Lojtari i Chicago Bulls dhe ai i Memphis Griezzlies ishin kundërshtarë në këtë ndeshje. Gjithashtu, ata ishin lojtarët e përcaktuar për të kërcyer për topin e parë.

Vlen për t’u përmendur edhe Tim Duncan, i cili luajti ndeshjen e tij të 15 All-Star. Vetëm Kareem Abdul-Jabbar ka luajtur më shumë se basketbollisti i San Antonio Spurs (18).

FOTO GALERI
1/6

Top Channel