Kukësi e Tirana mbajnë kreun; mposhtin Partizanin e Elbasanin

14/02/2015 00:00

Pas humbjes së një jave më parë në ndeshjen ndaj Laçit, skuadra e Kukësit është rikthyer tek fitorja, duke mposhtur 3-0 Partizanin.

Verilindorët zhbllokuan rezultatin që në minutën e 14 me anë të Pejiç. Pak minuta nga fundi i pjesës së parë, Zeqiri dyfishoi, ndërsa në minutën e 64 Shameti vulosi fatet e këtij takimi.

Në Krujë, Tirana mposhti skuadrën e Elbasanit 2-0. Golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit, fillimisht me Sefën e më pas me Bakaj që shënoi nga pika e bardhë në kohën shtesë, ndërsa në Durrës, Laçi mposhti 3-1 Teutën vendase.

E ka mbyllur me fitore këtë javë edhe Skënderbeu i cili mposhti 0-1 në Fier, Apoloninë e vendit të fundit. Ka triumfuar me lojë dhe me rezultat këtë fundjavë edhe Flamurtari që mposhti 3-0 Vllazninë, për të cilën kjo ishte dhe humbja e pestë radhazi në kampionat.

Pas këtyre takimeve, Tirana dhe Kukësi kryesojnë tabelën me pikë të barabarta, 47.  Korcarët e Mirel Josës janë ndjekësit më të afërt të dy skuadrave kryesuese. ndjekur nga Partizani.

Top Channel