Ronaldinho do të transferohet në Angola

13/02/2015 00:00

Braziliani Ronaldinho duke se me shumë mundësi në verë do të transferohet në Angola te skuadra Kabuscorp.

Presidenti i këtij klubi është shprehur shumë i sigurt se ish- fituesi i “Topit të Artë” do të bëhet gjatë merkatos së verës pjesë e skuadrës që ai drejton. Me parë në këtë klub ka luajtur edhe lojtari tjetër brazilian Rivaldo.

Aktualisht, Ronaldinho është pjesë e ekipit meksikan të Qeretaros, por duket se gjërat nuk kanë shkuar si duhet me këtë klub, teksa shpesh është kritikuar nga drejtuesit për mos impenjim.

Përveç faktit që në këtë klub ka luajtur edhe një tjetër brazilian, Ronaldinho nuk do ta kishte shumë të vështirë përshtatjen, duke pasur parasysh që gjuha zyrtare në Angola është portugalishtja.

Top Channel