F1, rivalët: Mercedesi është i paarritshëm

12/02/2015 00:00

Dietrich Mateschitz dhe Sergio Marchionne, padronët e Red Bullit dhe Ferrarit respektivisht, kanë të njëjtin mendim: Mercedesi do të dominojë sërish Botërorin e Formulës 1 edhe pse skuderitë e tjera janë përpjekur shumë të reduktojnë diferencën me njëvendëshen kampione në fuqi.

“Mercedesi duket i paarritshëm. Jemi të kënaqur nëse thjesht reduktojmë disavantazhin që kemi ndaj tyre”, tha Mateschitz.

“Performanca në testime ishte e kënaqshme, por një gjë është të jesh i shpejtë gjatë një xhiroje dhe një gjë krejt tjetër është të jesh i shpejtë gjatë gjithë garës. Jemi përmirësuar, por nuk presim mrekullira”, tha Marchionne.

Ndërkohë që shefi i McLaren-it, Eric Bouiller, sqaroi: “Ajo që të tremb është se që në ditën e parë të testimeve në Jerez, Mercedesi po bënte prova ndalesash në bokse. Kjo tregon besimin që ata kanë te performanca e makinës së tyre.”

Top Channel