Bolt: Në vitin 2017 tërhiqem nga atletika

11/02/2015 00:00

Usain Bolt ka deklaruar se do të tërhiqet nga atletika në vitin 2017 e për këtë arsye do të mundohet që në këto dy vite që i kanë ngelur, t’i shtojë sa më shumë suksese karrierës së tij.

“Më bindën që ta shtyja edhe një vit, por nuk do të më mbushin mendjen edhe për një tjetër. Përfundimisht, do të tërhiqem në vitin 2017”, tha atleti xhamajkan gjatë një eventi promocional të markës sportive Puma.

Në vitin e kaluar, Bolt pati shumë dëmtime dhe ishte amerikani Justin Gatlin ai që u bë numri 1 i garave të shpejtësisë duke vendosur kohën 9.77 në Bruksel në 100 metra.

Usain Bolt, mbajtësi i rekordit botëror në 100 dhe 200 metra, tha në lidhje me rivalitetin me Gatlin: “Kur dëgjoja njerëzit si flisnin për Justin Gatlin, më dukej sikur isha tërhequr nga garat. Më vinte për të qeshur pasi një vit ndenja pushim dhe dukej sikur kisha dalë në pension.”

Top Channel