Lojtarët e Bayern Munchen pozojnë me tanga

10/02/2015 00:00

Finn Clausen, një gazetar sportiv gjerman, ka “ndezur” rrjetet sociale duke publikuar një foto të dy lojtarëve të Bayern Munchen të cilët kanë pozuar vetëm me tanga.

Bëhet fjalë për David Alaba dhe Mitchell-Elijah Weiser. Fotoja “pikante” është publikuar fillimisht nga mbrojtësi 20-vjeçar, i cili e ka fshirë kur e ka kuptuar që e kishte ekzagjeruar me një pozë të tillë, por ishte tepër vonë.

“Twitter-i do të çmendet”, shkroi gazetari pasi publikoi foton.

Finn Clausen postoi edhe një foto të vjetër ku shihen në rininë e tyre Uli Hoeness dhe Paul Breitner duke pozuar vetëm me të mbathura. Gazetari shkruan: “Duket se pozat seksi shkojnë shumë me Bayern Munchen.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel