Partizani-Skënderbeu, një barazim në “paqe” ku protagonist u bë gjyqtari Meta

09/02/2015 00:00

Arbitri Kridens Meta u bë protagonist në një ndeshje, ku rolin kryesor duhej ta merrte një nga lojtarët e Partizanit apo Skënderbeut.

Gjyqtari nga Tirana anuloi në mënyrë të pashpjegueshme golin e Skënderbeut, duke bërë që supersfida e javës së 21-të mes Partizanit dhe korçarëve të përfundonte në barazim pa gola.

Në pjesën e parë, të dyja skuadrat luajtën në mesfushë, duke mos i dhënë mundësi njëra-tjetrës të rrezikonin në portat kundërshtare. Rastet e vetme ishin në fundin e pjesës së parë, por si Shehi, ashtu dhe Hoxha nuk lejuan që portat e tyre të prekeshin.

Në fillimin e 45-minutëshit të dytë, Skënderbeu rrezikoi disa herë, por lojtarët e saj nuk arritën të shënonin golin e avantazhit. Edhe futbollistët e Partizanit shpërdoruan disa raste, duke bërë që në fund këto dy skuadra të ndajnë nga një pikë dhe të ruajnë vendet e tyre në klasifikim.

Top Channel