Inter fiton 3-0 ndaj Palermos, Mancini: Jemi shëruar

09/02/2015 00:00

“Kur fiton gjërat janë ndryshe, por edhe me Napolin dhe Sassuolon nuk luajtëm keq. Ndoshta tani fati është në anën tonë. Mendoj se jemi shëruar dhe jam i kënaqur.”

Këto janë fjalët e Roberto Mancinit pas fitores së Interit ndaj Palermos mbrëmjen e së dielës me rezultatin 3-0.

Në lidhje me faktin që sulmuesi Mauro Icardi nuk festoi pas shënimit të dy golave të tij, trajneri zikaltër theksoi: “Icardi mund të përmirësohet shumë. Gjithsesi, mendoj se duhet festuar pas çdo goli. Kjo situatë është krijuar që në ndeshjen ndaj Sassuolos.”

Me këtë fitore, Interi barazohet me 29 pikë me Milanin në vendin e dhjetë të Serisë A.

Top Channel