Aksident në aksin Levan-Vlorë, 4 të plagosur

08/02/2015 00:00

Në autostradën Levan-Vlorë ka dalë nga rruga një automjet tip Mercedes-Benz me targa AA764KG dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët që ndodheshin brenda tij.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat po kryejnë veprimet procedurale, ndërsa të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin rajonal të Vlorës dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Shpejtësia tej normave të lejuara si dhe lagështia në rrugë ka nxjerrë jashtë rruge automjetin i cili ka rënë në kanal.

Top Channel