Atletiko fiton derbin, katër ‘shuplaka’ Realit

07/02/2015 00:00

Atletiko edhe njëherë tjetër është fituesja e derbit të Madridit.
Skuadra e drejtuar nga Simeone mposhti me rezultatin e thellë 4-0
Realin, duke u konfirmuar si ‘macja e zezë’ e “Los Blancos”, të paktën
sezonin e fundit.

Rezultatin e zhbllokoi Thiago, në minutën e 14-të të takimit. Ai goditi nga vija e 16 metrave dhe falë edhe pasigurisë së portierit Iker Casillas, topi përfundoi në rrjetë.

Katër minuta më vonë Niguez dyfishon rezultatin me një rrofeshatë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0. Në të dytën, atëherë kur pritej reagimi i Realit, ndodh krejt e kundërta. Atletiko vazhdon të dominojë lojën dhe gjen golin e tretë me Griezmann në minutën e 67.

E për të konfirmuar lojën e dobët të Realit, që në mbrojtje ndjeu mungesën e Sergio Ramos, në minutën e 89 Mandzukic vulos rezultatin.

Në katër ndeshjet e fundit për kampionatin spanjoll, Atletiko ka fituar tre prej tyre, ndërsa një tjetër është ndarë në barazim.

Top Channel