Dortmundi e Bajerni rikthehen te fitorja

07/01/2015 00:00

Borusia e Dortmundit është rikthyer tek fitorja duke lënë vendin e fundit të Bundesligës, ndërkohë që Bajerni i Mynihut, pas dy hapave fals ndaj Voflsburgut dhe Shalkes ka marrë trepikëshin e parë për këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp mposhti me rezultatin e pastër 3-0 në transfertë Freiburgun, rival i drejtpërdrejtë për rënien në Bundesliga 2, të paktën për tani.

Golat për Borusian u shënuan nga Reus në pjesën e parë dhe dopietë e Aboumeyang në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitoreje verdhezinjtë ngjiten në vendin e 16 me 19 pikë, një më shumë se Freiburgu dhe Shtutgarti që ndajnë vendin e fundit.

Sa i takon kreut të tabelës, Bajerni siguroi trepikëshin e parë për këtë vit, duke mposhtur në transfertë 2-0 skuadrën e Shtutgartit. Për bavarezët shënuan Robben dhe Alaba.

Top Channel