Real Madrid, 2 muaj pa James Rodriguez

05/02/2015 00:00

James Rodriguez u operua pasditen e së enjtes dhe do të qëndrojë jashtë fushave për 2 muajt e ardhshëm pasi në ndeshjen që Real Madrid fitoi ndaj Sevilla mbrëmjen e së mërkurës, kolumbiani theu gishtin e vogël të këmbës së djathtë.

Në këtë mënyrë, James do të mungojë në 9 ndeshjet e ardhshme të kampionatit spanjoll (Atletico Madrid, Deportivo, Elche, Villarreal, Athletic, Levante, Barcelona, Granada dhe Rayo Vallecano) dhe në ndeshjet e 1/8-ve të Champions League ndaj Schalke 04.

Mesfushori do të zëvendësohet për momentin nga Illarramendi, Khedira ose Lucas Silva, në pritje të rikthimit nga dëmtimi të kroatit Luka Modric.

Ndërkohë, edhe Sergio Ramos pësoi një dëmtim muskular në kofshë dhe mendohet se qendërmbrojtësi do të qëndrojë 3 javë pushim.

Top Channel