Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje kalimtaren

05/02/2015 00:00

Një grua ka humbur jetën paraditen e të enjtes në Korçë, për shkak të një aksidenti nëpër rrugët e qytetit juglindor.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.18 të qytetit, kur një mjet përplasi kalimtaren, identiteti i të cilës ende nuk është bërë i ditur.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, por paraprakisht mësohet se mjeti po ecte në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor.

Top Channel