Napoli thyen Interin në shtesë, kalon në gjysmëfinale të kupës

04/02/2015 00:00

Në limtet e kohës së rregullt, Napoli është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, duke mundur me rezultatin 1-0 Interin.

Ka qenë Gonzalo Higuan, i cili në minutën e 93, vetëm një minutë përpara përfundimit të shtesës, ka shënuar golin e fitores dhe të kualifikimit për Napolin, i cili në gjysmëfinale do të përballet me Lacion.

Ndërkohe vijon periudha e erret për Interin, i cili pas disfatës 3-1 javën e kaluar në kampionat kundër Sasuolos, tashmë e shikon veten edhe jashtë Kupës së Italisë, e cila do të ishte një mundësi për kualifikimin në kupat e Europës, pasi aktualisht Interi mban vendin e 13 në kampionat.

Top Channel