Milan, ja projekti për stadiumin e ri

04/02/2015 00:00

Milani ka publikuar këtë të mërkurën imazhet e para të asaj që do të konsiderohet si shtëpia e re e Milanit. Një impiant prej 48 mijë vendesh, me hotel të përfshirë brenda, restorante, një ambient tepër të gjelbëruar, si dhe një lice (shkollë të mesme) në lidhje me futbollin.

Gjithçka gati për këtë projekt, pa asnjë pengesë deri më tani, por qershia mbi tortë në fakt do të jetë “çatia” e lëvizshme e tij… Ëndrrat duket se po bëhen realitet edhe për tifozët e Milanit, edhe pse do të duhet të pritet deri në realizimin e tij.

Një stadium tepër “milanez”, i vetmi në botë me një investim global mes 300 dhe 320 milionë eurosh. Do të ndërtohet në qendër të qytetit. Arkitekti Faroldi shprehet se “jemi frymëzuar nga Emirates Stadium i Londrës, por edhe nga ato të Bazelit, Bilbaos dhe Xamaxit”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel