Juve, Inter e Napoli bëjnë gati listat për në Champions dhe Europa League

04/02/2015 00:00

Interi ka bërë dy përforcime tepër të rëndësishme gjatë merkatos dimërore që sapo u mbyll, duke afruar Shariqin nga Bayerni dhe Podolskin nga Arsenali.

E megjithatë, Roberto Mancini duket se nuk ka mbetur i kënaqur nga performancat e para të gjermanit, duke e lënë atë jashtë impenjimeve të ardhshme në Europa League, duke përfshirë në listë vetëm shqiptaro-zvicerianin.

Gjithashtu është lënë jashtë Osvaldo, me të cilin duket se ka nisur një betejë ligjore, teksa janë përfshirë edhe dy goditjet e fundit, Santon dhe Puscas. Napoli, nga ana tjetër, sërish për Europa League ku do t’i duhet të ndeshet me Dnipron e Ukrainës, ka lënë jashtë Strinic, dhe Michu dhe ka përfshirë Gabbiadinin.

Një tjetër diskutim është ai për Juventusin, i cili i ka parë të tepërt dy lojtarë si Asamoah dhe Romulo, për impenjimet e veta në Champions League, duke përfshirë në listën që do t’i dorëzohen UEFA-s edhe lojtarë si Matri, Sturaro dhe De Ceglie, të gjithë të rikthyer së fundi.

Priten të bëhen të ditura listat e Romës për Champions dhe të Fiorentinës e Torinos për Europa League.

Lista e Juventusit për Champions League

Portierë: Buffon, Storari, Rubinho
Mbrojtës: Chiellini, Caceres, Ogbonna, Barzagli, De Ceglie, Bonucci, Lichtsteiner, Evra
Mesfushorë: Pogba, Pepe, Marchisio, Padoin, Pirlo, Vidal, Pereyra, Marrone, Sturaro
Sulmues: Morata, Tevez, Coman, Llorente, Matri

Lista me 25 futbollistë e Interit për Europa League
(Me 5 lojtarë të sektorit të të rinjve zikaltër dhe 4 lojtarë të rritur në futbollin italian në listën A, përfshi edhe 6 nga të rinjtë në listën B).

1 Handanovic, 2 Jonathan, 5 Juan Jesus, 6 Andreolli, 8 Palacio, 9 Icardi, 10 Kovacic, 13 Guarin, 14 Campagnaro, 15 Vidic, 17 Kuzmanovic, 18 Medel, 20 Obi, 21 Santon, 22 Dodò, 23 Ranocchia, 24 Sciacca, 28 Puscas, 30 Carrizo, 33 D’Ambrosio, 46 Berni, 54 Donkor, 55 Nagatomo, 88 Hernanes, 91 Shaqiri, 92 Baldini, 93 Dimarco, 94 Guy Eloge Koffi Yao, 95 Costa, 96 Palazzi, 97 Bonazzoli.

Lista e Napolit për Europa League

Portierë: Rafael , Andujar
Mbrojtës: Maggio, Henrique, Britos, Zuniga, Koulibaly, Ghoulam, Albiol, Mesto
Mesfushorë: De Guzman, Jorginho, David Lopez, Gargano, Inler
Sulmues: Callejon, Higuain, Mertens, Hamsik, Gabbiadini, Insigne, Duvan

Top Channel