Shkëlzen Gashi, lojtari i vitit në Zvicër

03/02/2015 00:00

Shkëlzen Gashi është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Zvicër. Sulmuesi shqiptar ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit zviceran sezonin e kaluar, atëherë kur luante me Grasshopersin.

Lojtari që tashmë luan me Bazelin vazhdon me një ritëm të lartë shënimi golash pasi në 18 ndeshjet e këtij kampionati ka shënuar 11 gola, duke kryesuar listën e golashënuesve.

Futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka (Bazel), u vlerësua duke u përfshirë në formacionin ideal të 2014-s.

Top Channel