F1, Vettel: Është herët për të vlerësuar Ferrarin

03/02/2015 00:00

Sebastian Vettel, i cili me kohën 1:20:984 ka arritur të jetë më i shpejti në ditën e dytë të testimeve të Formulës 1 në Jerez, ka thënë se i duket shumë shpejt për të dhënë një mendim mbi nivelin e vërtetë të Ferrarit.

Në deklarata të publikuara nga skuderia italiane, piloti gjerman tha: “Nuk mund të bëjmë krahasime me të tjerët pasi ata mund të jenë duke ndjekur një program ndryshe.”

Katër herë kampioni i botës në Formulën 1 theksoi se është pozitiv fakti që realizoi 88 xhiro në pistën spanjolle dhe të fundit ishin mbi një pistë të lagur nga shiu.

Sot do të zhvillohet dita e tretë e testimeve, të cilat do të përfundojnë të mërkurën e ardhshme.

Top Channel