Santon rikthehet tek Interi “me dhunë”

02/02/2015 00:00

Menjëherë pas bërjes publike të rënies dakort mes Interit dhe Neëcastle për kalimin e Davide Santon në Milano, vetë mbrojtësi i krahut të majtë, që karrierën në futbollin e profesionist e ka nisur me zikaltërit u shpreh entuziast.

“Jeta është e çuditshme. Nuk e imagjinoja kurrë se do të rikthehesha. Falenderoj Neëcastle dhe të gjithë tifozët për këto 3 vite e gjysmë me plot momente të bukura. Ky qytet do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Tani nis një kapitull i ri. Jam i lumtur që rikthehem tek Interi. Aty nisa karrierën time, kam plot momente të rëndësishme dhe do të jap maksimumin për të shpërblyer besimin që më është dhënë”, shkruajti ai në rrjetet sociale.

Përtej asaj që shfaqet në publik, duket se kalimi i Santon drejt Interit ‘është bërë me dhunë’. Vetë e dashura e tij, Chloe Sanderson e ka zbuluar këtë nëpërmjet dy postimeve, po në rrjetet sociale ku sulmon fort skuadrën e Newcastle për ‘dëbimin’ e futbollistit.

“Sa për sqarim, Davide refuzoi ofertën e Interit për u detyrua nga Neëcastle për t’u larguar. Ai sapo u rikthye nga dëmtimi por nuk iu dha mundësia të luajë për faj të një klubi që kërkon vetëm para. Më vjen pështirë për mënyrën se si u trajtua”, shkruajti Chloe në dy postime në Twitter, që më pas i fshiu.

Top Channel