Ikën Giovinco, rikthehet Matri

02/02/2015 00:00

Alessandro Matri është rikthyer në Torino, sërish me fanelën e
Juventusit, por këtë herë jo në formën e blerjes, por të huazimit.

Juventusi mbylli në orët e fundit të merkatos dimërore duke siguruar zëvendësuesin e Sebastian Giovinco. Ky i fundit ka zgjidhur kontratën me bardhezinjtë dhe është nisur menjëherë drejt Torontos në Kanada, ku edhe do vazhdojë karrierën e tij.

Matri mbërrin tek Juventusi prej Xhenoas, por drita jeshile u dha nga Milano. Milani, që zotëron kartonin e lojtarit, thërriti menjëherë në ‘shtëpi’ sulmuesin për ta dërguar huazim tek kampionët e Italisë.

Me këtë afrim, trajneri Allegri do të ketë të plotësuar, të paktën deri në fund të sezonit organikën e skuadrës. Ishte kërkesa e tij që në skuadër të afrohej një sulmues në rast të largimit të Giovinco-s dhe pas dështimit në pistën ‘problematike Osvaldo’, zgjidhja u gjet tek një ish-bardhezi.

Top Channel