Inter, Icardi sherr me tifozët, ofendime nga të dyja palët

02/02/2015 00:00

Në fillim humbja ndaj Sassuolos e më pas sherri me tifozët. Kjo ishte e diela e Interit që nën drejtimin e Roberto Mancinit ka zbritur në vendin e 13 të renditjes së Serisë A.

Pas përfundimit të ndeshjes ku zikaltërit humbën 3-1 në transfertë, lojtarët e Interit shkojnë te tifozët dhe i dhurojnë fanelat e tyre.

Por, menjëherë vjen kontestimi nga ana e mbështetësve: bluza e Icardit refuzohet dhe i kthehet mbrapsht, nisin kore ofenduese për sulmuesin argjentinas i cili kundërpërgjigjet duke i thënë tifozëve të mbyllin gojën e duke i ofenduar edhe vetë.

Pas disa sekondash është kapiteni Ranocchia ai që e largon lojtarin nga ballafaqimi me tifozët e skuadrës.

Pasi bënë dushin, disa lojtarë të Interit, përfshi Mauro Icardin, shkuan sërish te tifozët për të kërkuar falje.

Top Channel