Milan, nënshkruajnë Paletta dhe Antonelli

02/02/2015 00:00

Një ditë para mbylljes së merkatos së dimrit, Milani ka zyrtarizuar blerjen e një tjetër mbrojtësi. Bëhet fjalë për Gabriel Paletën e Parmës.

Operacioni është zhvilluar disa orë para sfidës Milan-Parma mbrëmjen e së dielës, ndeshje në të cilën mbrojtësi nuk luajti pasi ishte shitur.

“Jam i lumtur që kam ardhur te Milani“, tha argjentinasi i cili ka luajtur për kombëtaren italiane.

Gabriel Paletta do të firmosë një kontratë prej 3 vitesh e gjysmë me klubin italian.

Ndërkohë, edhe Luca Antonelli ka nënshkruar me kuqezinjtë një kontratë deri në 30 qershor 2018. 27-vjeçari i ardhur nga Genoa do të veshë fanelën me numrin 31.

Top Channel